Ballina SPORT

Pele: Mbappe më bën të vesh sërish këpucët

MOSKË, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Legjendës së futbollit brazilian, Pele i ka bërë përshtypje loja shpërthyese e  sulmuesit 19-vjeçar francez, Kylian Mbappe.

Kështu, me shaka, ai theksoi se po konsideron një kthim në fushë, në moshën 77-vjeçare.

“Nëse Kylian vazhdon të arrijë rekordet e mia, unë duhet të pastroj nga pluhuri këpucët e mia përsëri”, tha Pele.

Mbappe është pak më i moshuar se Pele i cili ishte vetëm 17 vjeç kur shënoi dy gola kundër Suedisë në vitin 1958 dhe duke ngritur Kupën e pare të Botës për Brazilin.

Me Mbappe në ekipin e tyre, nuk është çudi që francezët tashmë të parashikojnë një sukses të tretë të Kupës Botërore, duke i lejuar Frances të shtojë edhe një yll tjetër në fanellën e saj.

“Ai është i aftë të sjellë në shtëpi një yll të tretë në 2022, 2026 ose 2030,” shkruante të hënën gazeta franceze ”Le Parisien” duke shtuar se Mbappe kishte hyrë në panteon.

Kampioni brazilian Pele luajti në katër kupa bote duke fituar tri prej tyre, 1958, 1962 dhe 1970 dhe shënoi 77 gola në 92 ndeshje ndërkombëtare./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLind Akademia e 100 fshatrave, Rama: Mundësi për zhvillim
Artikulli tjetërSpecialistët e AdZM Gjirokastër, gjithmonë pranë vizitorëve të natyrës