PARIS, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Blutë e Didier Deschamps, fitues të Botërorit 2018, do të nderohen me Legjionin e Nderit për “shërbime të jashtëzakonshme” në drejtim të kombit, siç e parashikojnë rregullat, njësoj si rasti i lojtarëve të ekipit të Francës 1998.
Legjioni i Nderit, i ideuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, synon të shpërblejë për “merita të shquara” të arritur nga persona në shërbim të Kombit, si në kuadrin ushtarak, atë civil, si dhe në të gjitha fushat që përfshijnë veprimtaritë shkencore, ekonomike, sociale, kulturore ose sportive.
Në parim, Kodi i 1962 që rregullon dhënien e Legjionit të Nderit parashikon që përfituesit duhet të kenë kontribut për të paktën 20 vjet në shërbimet publike ose në aktivitetet e tyre profesionale./ /v.b/








