Ballina Bota

BRUKSEL – May : Pas Brexit do të pranojmë vetëm profesionistë

BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Nuk do të jetë më e mundur, që njerëzit nga Europa të vijnë në Britani me shpresën e gjetjes së një vendi pune, theksoi në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministrja Theresa May.

‘”Do të presim profesionistë të kualifikuar që ndihmojnë ekonominë tonë të përparojë, nga mjekët infermierët, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë’” shtoi ajo.

Plani i hartuar nga qeveria britanike për “Brexit” javën e kaluar, mos do të thotë fund i lëvizjes së lirë? A do të mund t’i nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare? Mbretëria e Bashkuar do të jetë jashtë juridiksionit të Gjykatës Europiane?

“Jam e kënaqur t’iu njoftoj se këto përgjigje janë shumë të thjeshta: po, po, po”, shkruan kryeministrja më tej, duke përsëritur garancitë e dhëna ditët e fundit përballë kundërshtimeve të brendshme të euroskeptikëve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Tregtia e jashtme rritet me 7,9 % në gjashtëmujorin e parë të vitit
Artikulli tjetërShqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis