KINË – Tregtia e jashtme rritet me 7,9 % në gjashtëmujorin e parë të vitit

PEKIN, 13 korrik /ATSH/ – Të dhënat më të fundit tregojnë se tregtia e mallrave të Kinës në gjysmën e parë të këtij viti u rritën me 7.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me mbi 2.1 trilion dollarë amerikanë, sipas CRI-së.

Eksportet u rritën 4.9 për qind nga muaji janar në qershor, ndërkohë që importet u rritën me 11.5 për qind.

Suficiti tregtar në këtë periudhë ishte pak më shumë se 900 miliardë juanë, duke e ngushtuar kështu hendekun me gati 27 për qind./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.