Ballina Kosova

Gjendja shëndetësore e Nexhmije Pagarushës është e qëndrueshme

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/- Gjendja shëndetësore e këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha është e mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi sot në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha ku u informua nga afër me gjendjen shëndetësore të këngëtares.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që Pagarusha është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe dua të falënderoj të gjithë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentët që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarushës mbështetjen e plotë të MKRS-së./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 fshatrat”, mbështetje edhe nga financimi 50 milionë dollarë i BERZH-it
Artikulli tjetërKroçera “Gemini” me 699 turistë në bord mbërrin në portin e Durrësit