Kroçera “Gemini” me 699 turistë në bord mbërrin në portin e Durrësit

137

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ – 699 turistë nga vende të ndryshme kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se kroçera “Gemini” me gjatësi 164 metra dhe flamur bahamas ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga Korfuzi dhe do të qëndrojë e ankoruar në Durrës deri në orën 20.00, kur parashikohet të niset drejt Kotorrit (Mali i Zi).

Gjatë orëve të qëndrimit në vendin tonë, grupet e turistëve do të vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike në qytetet e Durrësit, Krujës, Tiranës dhe Beratit. /e.malaj//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.