Çantat e sezonit 2018, praktike dhe magjepsësese

108

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ – Çantat e shpatullave janë aksesori më i rehatshëm që mund t’i shtoni stilit tuaj të veshjes.

Për verën e vitit 2018 modelet janë me të vërtetë shumë dhe të gjitha në hap me trendet.

Në të vërtetë, ju mund të gjeni çanta maxi sup që pothuajse na kujtojnë dosjet shkollore si dhe çanta të vogla që kufizohen në miniaturat dhe janë perfekte për mbrëmjen dhe kohën e lirë.

Në mes varianteve plot ngjyra dhe forma të ndryshme, keni hapësirën për të gjithë imagjinatën tuaj, sepse nuk ka kufizime në kombinime, e aq më pak në dizajn, thjesht përshtateni me veshjen për të qenë sa më komod.

Maxi ose mini, me stil krokodili ose me pëlhura të çmuara për të marr me vete gjithçka që ju nevojitet në një mënyrë praktike dhe absolutisht magjepsëse, kjo verë ua jep këtë mundësi./a.a//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.