Ballina Bota

RUMANI – Presidenti shkarkon drejtuesen e Prokurorisë Antikorrupsion

BUKURESHT, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria e majtë rumune siguroi largimin e drejtueses së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi, shkarkuar sot nga presidenti, i cili ishte shprehur kundër shkarkimit të kësaj magjistrateje, kthyer në fytyrën e pushtetit gjyqësor në vend.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka pranuar më në fund të shkarkojë drejtuesen e Prokurorisë Antikorrupsion (DNA), Laura Codruta Kovesi, e cila merrej me çështje të lidhura me korrupsionin në vend.

Presidenca rumune njoftoi sot shkarkimin e shefes së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi.

Koalicioni në pushtet do të diskutojë sot një shkarkim të mundshëm të presidentit të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, të cilin e akuzon për pezullimin e shkarkimit të Kovesit.

Social-demokratët kanë ndërmarrë një ndryshim rrënjësor të funksionimit të drejtësisë, kritikuar në mënyrë të veçantë nga kancelaritë perëndimore./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita bojkoton Kuvendin, të rikthehet ligji “Për Teatrin Kombëtar”
Artikulli tjetërBojkoti i opozitës, për të bllokuar reformën në drejtësi