Ballina Bota

BRUKSEL – KE: Dorëheqja e ministrit britanik për Brexit jo problem për BE-në

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Dorëheqja e ministrit të Brexit, David Davis nuk është një problem për Bashkimin Europian, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Europian.

I pyetur nëse një dorëheqje në një nivel të tillë politik ishte një problem, zëdhënësi i ekzekutivit europian, Margaritis Schinas u përgjigj se nuk ishte problem.

“Ne do të vazhdojmë të negociojmë me kryeministren May dhe negociatorët britanikë”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Euroskeptiku, Dominic Raab u emërua sot në vend të David Davis, dorëheqja e të cilit u njoftua një ditë më parë.

Ky largim e zhyt qeverinë konservatore të Theresa May-t në krizë, ndërkohë që duhet të bien dakord për një qëndrim të përbashkët në favor të mbajtjes së një marrëdhënieje tregtare të ngushtë me Bashkimin Europian. /
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet votimi i pr/ligjit për magjistratët e rinj, shkak mungesa e opozitës
Artikulli tjetërNis shkolla verore për studimin e të shkuarës totalitare në Shqipëri