https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155937509916523/
TIRANË, 6 korrik/ATSH/ – Kina dhe Shqipëria angazhohen për bashkëpunim në projekte konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang në kuadrin e Nismës 16+1 në Sofje të Bullgarisë.
“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, thotë Rama, ndërsa poston edhe një video nga ky takim. /m.m/










