Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/7/2018

SOFJE – Vizitë e kryeministrit kinez, Li Keqiang në Bullgari dhe më pas në Gjermani.

VJENË – Irani dhe pesë nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore iraniane (Kinë, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermnai) mblidhen për herë të parë që kur Donald Trump vendosi të nxjerrë SHBA-në nga ky pakt.

LODNËR – Kryeministrja Theresa May mbledh këshillin e ministrave për të përcaktuar se si do të jenë marrëdhëniet e ardhshme me BE-në pas Brexit.

MADRID – Ish-presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në një konferencë mbi ekonominë qarkulluese.

BERLIN – Këshilli gjerman i ministrave pritet të miratojë projektbuxhetin për Mbrojtjen për vitet 2019-2022.

PORTO – Ish-presidenti amerikan Barack Obama merr pjesë në një konferencë mbi ndryshimin klimatik.

SOFJE – Takim dypalësh mes kryeministrit kinez, Li Keqiang me homologun e tij bullgar Boiko Borissov.

PARIS – Takim mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe emirit të Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Than.

PARIS – Takim mes Emmanuel Macron dhe kryeministres norvegjeze, Erna Solberg.

UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo fillon një tur me vizitën e parë në Phenian, më pas Tokio, Hanoi, Abu Dhabi dhe Bruksel nga 5-12 korrik.

UASHINGTON – Hyjnë në fuqi taksat doganore mbi importet drejt SHBA-së të 34 miliardë dollarë produkte kineze në lidhje me konfliktin mbi pronën intelektuale. Pekini pritet të përgjigjet me masa të ngjeshme.

NIJNI NOVGOROD – Zhvillohet ndeshja e parë e çerekfinaleve të Kupës së Botës 2018 mes Uruguait dhe Francës në orën 16:00.

KAZAN – Brazili i Neymar përballet me Belgjikën e Eden Hazard, një çerekfinale e Botërorit 2018 që pritet të jetë shumë spektakolare. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 6 korrik 2018
Artikulli tjetërRestaurim i plotë i 6 prej xhamive, monument kulture, pas dekadash lënie në rrënim