Restaurim i plotë i 6 prej xhamive, monument kulture, pas dekadash lënie në rrënim

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155936959996523/

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ – Objektet e kultit në vend, që gëzojnë statusin monument kulture, konsiderohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.

Pas dekadash lënie në harresë, 6 xhami monument kulture do të restaurohen.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes ndjekësit në rrjetin social “Facebook”, me pamje nga xhamitë të cilat do të restaurohen.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të kantiereve për restaurimin e plotë të 6 prej xhamive monument kulture në vend, ku ndërhyrja e parë tërësore pas dekadash lënie ne rrënim do të nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme kulturore e artistike duke i kthyer ne referenca kyç të itinerareve turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimit do t’i nënshtrohen Xhamia e Beqarëve dhe Teqeja e Helvetive në Berat, Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër si dhe Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.