Ballina Bota

KANADA – 19 të vdekur nga moti i nxehtë

MONTREAL, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 19 persona humbën jetën në Kebek për shkak të motit të nxehtë që ka përfshirë pjesën lindore të Kanadasë që prej fundit të javës së kaluar, theksuan autoritetet sanitare.

”Numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit në Montreal arriti dje në 12″, theksoi drejtoresha rajonale e shëndetit publik të Montrealit, Mylene Druin.

“Pesë të vdekur janë regjistruar gjithashtu në rajonin e Kantoneve lindore, në lindje të metropolit të Kebekut”, sipas gazetës “La Tribune” që citon autoritetet sanitare lokale.

“Shpreh ngushëllime për të njerëzit e Kebekut që kanë humbur të shtrenjtët e tyre në këtë valë të nxehti. Këto temperatura rekord do të vazhdojnë në pjesën qendrore dhe lindore të Kanadasë”, theksoi kryeministri, Justin Trudeau në një postim në Twitter.

“Temperaturat në Montreal kanë arritur në 34 gradë”, sipas të dhënave të shërbimit të meteorologjik./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/7/2018
Artikulli tjetërPODGORICË – Një tërmet 3,7 ballë Rihter godet Malin e Zi