Ballina Ekonomi

Fluturimet çarter, trefishohet numri i pasagjerëve

TIRANË, 5 korrik /ATSH/- Numri i pasagjerëve të fluturimeve çarter për muajin maj 2018 ka shënuar trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur në buletinin mujor të qershorit se ky fluks në rritje është si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

Potencialet turistike shqiptare dhe risitë në zhvillimin e infrastrukturës dhe projekteve për diversifikimin e ekonomisë, po e bëjnë vendin tonë gjithnjë e më tërheqës dhe interesant jo vetëm për vizitorët dhe turistët e përhershëm, por edhe për ata që vijnë për herë të parë në Shqipëri. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAJLANDË – Dhjetëra të zhdukur pas fundosjes së një anije në brigjet e një ishulli turistik
Artikulli tjetërBERLIN – May: Gjithçka për të qartësuar helmimet me noviçok