Ballina Bota

BRUKSEL – 3 400 forca sigurie për samitin e NATO-s

BRUKSEL, 5 korrik /ATSH-AA/ – Për sigurinë e samitit të NATO-s, që do të zhvillohet në kryeqytetin belg, Bruksel do të angazhohen 2 400 forca policore dhe 1 000 ushtarë.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel para takimit të Komitetit për Mbrojtje dhe Marrëdhënie të Jashtme, që u organizua me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Steven Vandeput dhe ministrit të Jashtëm Didier Reynders dha informacione lidhur me masat e marra për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Belgjikë.

“Qeveria e Belgjikës ka marrë të gjitha masat e sigurisë për Samitin. Ky samit do të kontribuojë në imazhin e shtetit”, theksoi ai.

Michel tha se për samitin, i cili do të mbahet në datat 11-12 korrik në selinë e re të NATO-s, në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga 29 vende anëtare, do të angazhohen 3 400 forca sigurie./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Në Shqipëria edhe vetingu u shndërrua në vegël politike
Artikulli tjetërFillojnë ethet e çerekfinaleve