Ballina SPORT

Suarez: Për Cavanin mbetet i vështirë rikuperimi

MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Mund të jetë e vështirë për uruguajanin, Edinson Cavani, i cili u dëmtua në fazën e një të tetave të Finales së Botërorit 2018 përballë Portugalisë, për t’u rikuperuar në kohë për çerekfinalen përballë Francës ditën e premte, paralajmëroi sulmuesi tjetër i ekipit, Luis Suarez në një konferencë shtypi.

”Cavani e ka treguar klasin si lojtar duke parë se çfarë jep sa herë që luan me ekipin. Ajo që bën në përgjithësi, përpjekjet fizike, të gjithë e shohin se ajo që ai i jep ekipit është detyrimisht për t’u vlerësuar’’, u shpreh Suarez.

Dje në mbrëmje, ekipi i tij njoftoi se ishte i dëmtuar, me tërheqje muskulare në kofshën e majtë, pa specifikuar nëse do të rikuperohej apo jo për ndeshjen e së premtes në Nizhnji Novgorod./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Zbulimet e reja në ujërat shqiptare mbledh në Tiranë ekspertët më të mirë në botë
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Diskutimet me Korenë e Veriut në rrugën e duhur