MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Mund të jetë e vështirë për uruguajanin, Edinson Cavani, i cili u dëmtua në fazën e një të tetave të Finales së Botërorit 2018 përballë Portugalisë, për t’u rikuperuar në kohë për çerekfinalen përballë Francës ditën e premte, paralajmëroi sulmuesi tjetër i ekipit, Luis Suarez në një konferencë shtypi.
”Cavani e ka treguar klasin si lojtar duke parë se çfarë jep sa herë që luan me ekipin. Ajo që bën në përgjithësi, përpjekjet fizike, të gjithë e shohin se ajo që ai i jep ekipit është detyrimisht për t’u vlerësuar’’, u shpreh Suarez.
Dje në mbrëmje, ekipi i tij njoftoi se ishte i dëmtuar, me tërheqje muskulare në kofshën e majtë, pa specifikuar nëse do të rikuperohej apo jo për ndeshjen e së premtes në Nizhnji Novgorod./ /v.b/ a.jor.
