Ballina Bota

LIBI – 270 migrantë shpëtohen në brigjet perëndimore

TRIPOLI, 2 korrik /ATSH-AA/ – Të paktën 270 emigrantë u shpëtuan në pjesën perëndimore të bregdetit të Libisë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Forcave Detare pranë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (UMH), Eyup Kasim, thuhet se forcat e sigurisë detare kanë shpëtuar 270 emigrantë, në mesin e të cilëve ndodheshin 11 fëmijë dhe 80 gra.

Kasim tha se emigrantët me prejardhje nga Eritrea, Sudani i Jugut, Egjipti, Komoret dhe Bangladeshi, pas ndihmës së dhënë janë dorëzuar në njësinë e luftës kundër emigrimit të paligjshëm.

Si pasojë e fundosjes së një anijeje me emigrantë, ditë më parë humbën jetën tre persona, ndërsa 16 të tjerë janë shpëtuar.

Ndërkaq ishte njoftuar se më shumë 100 persona janë zhdukur.

Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare, në Libi ndodhen emigrantë nga 24 shtete.

Prej tyre, 95% janë migrantë afrikanë që synojnë të kalojnë në Evropë përmes detit Mesdhe./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKË – Obrador fiton zgjedhjet presidenciale
Artikulli tjetërSalah tjetër kontratë afatgjatë me Liverpulin