FIFA: VAR-i është përdorur 335 herë

MOSKË, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Treqind e tridhjetë e pesë incidente janë bërë objekt i një verifikimi nga ekipi i videoasistencës për arbitrazhin (VAR) gjatë fazës së parë të Botërorit 2018, njoftoi sot FIFA që pretendon një përqindje të vendimeve korrekte prej 99,3% në sajë të saj nga 95% pa VAR.

Gjatë këtyre 48 ndeshjeve të para të Botërorit, të gjithë golat, 122 në fazën e grupeve, si dhe një numër i konsiderueshëm situatash janë verifikuar, në total ka pasur mesatarisht 6,9 pamje për ndeshje”, theksoi kreu u arbitrazhit në FIFA, ish-arbitri italian, Pierluigi Collina.

“Dhe nga këto 335 verifikime, 17 janë shqyrtuar nga VAR”, theksoi ai.

“Në 14 prej rasteve, arbitri është zhvendosur në fushë ndërkohë për tre raste të tjera pamjesh është kryer vetëm nga arbitri VAR që ndodhet në “VAR room”, theksoi Colina, sipas të cilit këto tre incidente korrespondojnë me një pozicion jashtë loje, një incident në fushë dhe një gabim identiteti.

Në total, 14 vendime janë ndryshuar gjatë fazës së parë pas përdorimit të VAR dhe tre janë konfirmuar./  /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.