MILANO – Salvini: Asnjë anije e paligjshme nuk do të prekë Italinë

MILANO, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Qendrat e vetme që jemi duke hapur janë ato për riatdhesim, të paktën një në çdo rajon dhe ne nuk do të bëjmë qendra të reja pritëse, theksoi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, duke iu përgjigjur rezultateve  të Këshillit  të BE mbi emigracionin.

‘’Duhet dhe dua të punoj në harmoni me qeverinë tuniziane’’, tha Salvini gjatë një panairi pune në Milano.

“Kam dëgjuar ministrin e  Infrastrukturës, ne gjithashtu do të lëshojmë një qarkore që të mbyllen portet jo vetëm për zbarkimet  por edhe në aktivitetet e furnizimit të OJQ-ve, të cilat janë të padëshiruara në Itali”, tha ministri i Brendshëm.

“Anije të huaja, të financuara në mënyrë të fshehtë, nuk do të  prekin tokën tonë”, u shpreh ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.