Ballina Bota

VALETA – Muskat pranon ankorimin e ”Lifeline”

VALETA, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri maltez, Joseph Muscat njoftoi sot se anija humanitare ”Lifeline”, me më shumë se 200 migrantë në bord, do të lejohej të ankorohej në ishull, ku pritet të mbërrijë në mbrëmje.

« Mendoj se anija do t’i afrohet brigjeve tona këtë mbrëmje », tha Muscat në konferencë shtypi, duke i dhënë fund me këtë vendim odisesë prej gati një javë të migrantëve të mbledhur nga një anije humanitare e OJQ-së gjermane «Lifeline».

« Procedura për identifikimin dhe rishpërndarjen e personave në mesin e shteteve anëtare të BE-së do të ndërmerret duke garantuar kujdesin e nevojshëm mjekësor », vijoi Muscat.

Një numër i përgjithshëm prej tetë shtetesh europiane do të presin migrantë si Malta, Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda.

Kryeministri maltez saktësoi se anija do të vihej nën sekuestro në momentin e mbërritjes në kuadër të hetimit, duke vlerësuar se kapiteni i saj ka shkeluar ligjet ndërkombëtare.

Situata u shkaktua nga vendimet e kapitenit të anijes, i cili veproi në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe ka anashkaluar direktivat e autoriteteve italiane.

«Lifeline» do të ndalohet për nisjes e hetimeve të nevojshme në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Stacioni i Autobusëve” në Gjilan vlerësohet si ndërmarrje e suksesshme
Artikulli tjetërBRUKSEL – Tusk: Përçarjet e europianëve për migracionin ushqejnë lëvizjet populiste