Ballina Bota

PRAGË – Zeman dekreton qeverinë e re

PRAGË, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria e dytë e biznesmenit miliarder çek, Andrej Babis, e krijuar nga aleanca mes lëvizjes centriste dhe populiste ANO dhe të Partisë Social-demokrate, CSSD, dhe me mbështetjen e heshtur të komunistëve të KSCM-së u dekretua sot në Pragë nga presidenti, Milos Zeman.

« Qeveria jonë do të luftojë në mënyrë të veçantë për sigurinë e qytetarëve tanë, kundër migracionit të paligjshëm dhe për interesat tona në Europë », deklaroi Babis, gjatë ceremonisë.

« Qeveria jonë do të luftojë kundër korrupsionit, vjedhjes dhe burokracisë », shtoi ai.

Partia ANO e Babis, i pasuri i dytë në vend, themelues i gjigantit agro-ushqimor «Agrofert», që kontrollon gjithashtu dy nga të përditshmet kryesore fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të tetorit 2017.

Ai zotëron 78 prej 200 vendeve në Dhomën e Ulët, ndërsa CSSD-ja ka 15 deputetë ashtu si dhe KSCM.

KSCM-ja i premtoi Babis mbështetjen e saj në këmbim të posteve brenda strukturave të disa dhjetëra institucioneve të mëdha shtetërore. Kjo parti ka shprehur ndërkohë rezerva kundrejt disa ministrave dhe pritet të konfirmojë përfundimisht mbështetjen e saj ditën e shtunë.

Deputetët do të mblidhen më 11 korrik për të votëbesuar këtë qeveri të përbërë nga 10 ministra të ANO-së dhe pesë ministra të CSSD-së./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”The Points Guy”: Ishujt e Ksamilit, destinacioni magjepsës për vitin 2018
Artikulli tjetërLihen pas mosmarrëveshjet, nisin negociatat për Teatrin e ri Kombëtar