Ballina SPORT

Luhatje tensioni për El Pibe de Oro

SHËN PETËRBURG, 27 qershor (ATSH-ANSA) –  Bëri xhiron e botës videoja e dhimbjeve të Diego Armando Maradonas gjatë  ndeshjes Argjentinë-Nigeri,ku sipas mediave argjentinase El Pibe de Oro (”djali i artë” – Maradona – shën. i përkth.) vuajti prej tensionit të lartë, por që nuk e ka penguar atë që të vazhdojë ta ndjekë ndeshjen, para se të kthehej në hotel në mbrëmje dhe jo në spital siç u përhapën lajmet.

Maradona u shoqërua për krahu në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes, për luhatje  të lartë të presionit dhe dhimbjeve në pjesën e prapme të qafës.

Mjekët ndërhynë për t’i bërë një kontroll dhe pavarësisht nga këshillat e miqve të tij për të shkuar në hotel, ai zgjodhi të qëndrojë.

Pas fitores, Diego u kthye në hotel./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Të fokusohemi te përmbushja e kushteve të BE-së”
Artikulli tjetërKosovë, qeveria synon krijimin e vendeve të reja të punës