Tabarez: Do të tregojmë gjithë potencialin tonë me Rusinë

ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Sot do të demonstrojmë gjithe potencialin tonë, të cilin ne nuk kemi treguar në lojërat e fundit edhe pse i kemi fituar ato, tha trajneri i Uruguajit Oscar Tabarez në prag të ndeshjes me Rusinë për vendin e parë të grupi A, i cili do të luhet në Samara.

“Rusia është rritur shumë gjatë periudhës së fundit  ndoshta kishte disa vështirësi sepse nuk ka kaluar nëpër kualifikime dhe opinion publik nuk ishte i lumtur. Por, tani shohim një ekip me një sistem loje të organizuar mirë. Do të jetë tërheqëse për të luajtur në një stadium të mbushur plot edhe pse do të jetë në favor të tyre’’, theksoi Oscar Tabarez.

”Qëllimi ishte të kualifikohemi dhe e arritëm këtë gjë, tani kemi një tjetër, të dalim të parët në grup  dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur’’, theksoi sulmuesi uruguajan Edison Cavani./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.