Ballina Kosova

Pacolli nis turneun diplomatik në Afrikë

PRISHTINË, 25 qershor/ATSH/.- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me presidentë, ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik që Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Europës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla reagon ndaj deklaratave të Bashës: E ktheve opozitën në teatër
Artikulli tjetërSOFJE – Presidenca bullgare e BE-së mbyllet me muzikë nga Ballkani Perëndimor