NIZHNI NOVGOROD, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Anglia shënoi një fitore të thellë sot duke mundur Panamanë me rezultatin 6-1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5-0, pas golave të J. Stones (8′-40′), H. Kane (22′-45′-62′) dhe Lingard (36′).
Për panamezët shënoi Baloy (78′).
Me këtë fitore, Anglia ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë, pas Belgjikës (6), dhe para Tunizisë (0) dhe Panamasë (0)./ a.jor.








