Ballina SPORT

Diego Costa i jep fitoren Spanjës

TIRANË, 21 Qershor/ATSH/ – Spanja gjeti fitoren e parë në kampionatin Botëror, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Iranin, në një sfida aspak të lehtë për “Furia Roja-n”. Skuadra e Hierros vuajti shumë në gjetjen e hapësirave ndaj Iranit, ndërsa iu fal një goli ‘aksidental’ të shënuar nga Diego Costa, në minutën e 64-t.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga portugezi Cueiroz, jo vetëm që u mbrojt mirë, por kundërsulmoi shumë herë rrezikshëm, duke u përballur si e barabartë me Spanjën.

Irani iu afrua disa herë golit, ndërsa në një moment edhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, por futbollisti që shënoi, ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua nga VAR-i.

Me këtë fitore Spanja i bashkohet Portugalisë në vendin e parë, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Irani me 3 pikë./ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot supersfida Argjentinë-Kroaci, Franca sfidon Perunë
Artikulli tjetërRenditja e golashënuesve