Ballina SPORT

Sërish festival golash nga Ronaldo?

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Portugalia nuk e fitoi ndeshjen e saj të parë, por barazimi kundër rivalit iberik ishte gati si një fitore.

Të drejtuar nga kapiteni i tyre dhe superylli, Cristiano Ronaldo, djemtë e Fernando Santos mbajtën nën kontroll favoriten e madhe të grupit të tyre dhe tani mund të shpresojnë të dalin në krye të renditjes.

Megjithatë për të arritur këtë objektiv duhet të rrisin diferencën e golave dhe viktima e parë përball kësaj etje për gola do të jetë Maroku i Herve Renard.

Shumi të zhgënjyer pas humbjes surprizë kundë Iranit, me një autogol në fund të minutave shtesë, marokenët janë shumë të motivuar për vazhdimin e botërorit.

“Nëse them se nuk besojmë më tek kualifikimi, do të gënjeja”, deklaroi mesfushori Fayçal Fajr.

Maroku në këtë Botëror mbështetet në një mbrojtje të fuqishme, të drejtuar nga lojtari me shumë eksperiencë Mehdi Benatia.

Por, Ronaldo në misionin për të fituar trofeun më të kërkuar në botën e futbollit, ka shumë arsye përse duhet të depërtojë në këtë mbrojtje.

Në fund të fundit ai sapo u shënoi tre gola kampionëve të botës 2010. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakimi në Tiranë, PABSEC me rol të rëndësishëm në ekonomi
Artikulli tjetërINDONEZI – 180 të zhdukur pas mbytjes së një anijeje