Ballina Bota

ROMË – Mattarella: Solidarizim ndërkombëtar për çështjen e migrantëve

ROMË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Italia po kontribuon me solidaritetin, ndihmën dhe mikpritjen e atyre që u detyruan të largohen nga tokat e tyre dhe bënë përpjekje për të gjetur shpresën e një të ardhmeje më të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre, deklaroi presidenti italian Sergio Mattarella, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

“I bëj thirrje  komunitetit ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian të ndërmarrë hapat e duhura. Republika Italiane respekton rregullat e vendosura nga ligji ndërkombëtar për pritjen e atyre që kanë të drejtë për mbrojtje”, shkruan Mattarella.

“Tragjedia e refugjatëve, burrave, grave dhe fëmijëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një vendi për të jetuar tani është më aktuale në mënyrë dramatike, pasi siç theksuan edhe Kombet e Bashkuara, komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë me zgjidhje të përbashkëta politike dhe largpamëse për të menaxhuar një fenomen që ndikon në të gjithë botën’’, u shpreh presidenti.

”Bashkimi Europian, në veçanti, duhet të jetë në gjendje për të ndërhyrë si një i tërë”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUruguaji kërkon fitore me goleadë përballë Arabisë Saudite
Artikulli tjetërPër herë të parë familjet mund të shohin Iran-Spanjë në stadium