Ballina Bota

PEKIN – Kim përshëndet unitetin me Kinën

PEKIN, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Kim Jong Un përshëndeti unitetin solid me Kinën gjatë vizitës së tretë tek fqinji i madh, i shqetësuar për tendencën e afrimit me Amerikën e Donald Trump pas samitit historik të Singaporit.

Kjo vizitë dyditore, që përfundon sot, synon të dërgojë një mesazh të qartë, se Pheniani nuk do të neglizhojë interesat kineze edhe në rast të “muajit të mjaltit” diplomatik me presidentin amerikan.

Bëhet fjalë për një akt të ekuilibruar për të riun Kim, i cili synon të zhvillojë marrëdhëniet me SHBA-në duke ruajtur lidhjet historike me Kinën, partnerja e parë ekonomike dhe diplomatike.

Ashtu si Uashingtoni, Pekini shpreson të shikojë një gadishull korean të denuklearizuar.

Por, Kina i trembet faktit se afrimi amerikano-koreano-verior do të jetë në kurriz të saj, gjë që do të kërcënonte interesat ekonomike dhe të sigurisë në rajon./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUMANI – Johannis i shqetësuar nga lehtësimi i Kodit të Procedurës Penale
Artikulli tjetërAvramopoulos: Shqipëria rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit të organizuar