SOÇI, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Presioni ndaj Gjermanisë është i madh, pranoi sot Thomas Muller, tre ditë nga ndeshja e Botërorit 2018 kundër Suedisë, që Mannschaft nuk duhet ta humbë.
“Sigurisht ne bëjmë autokritikën tonë, por duhet të shohim përpara, na mbeten dy ndeshje dhe presioni është i madh”, theksoi kampioni i botërorit 2014 para shtypit.
Pas dështimit kundër Meksikës (1-0), Gjermania luan të shtunën përballë Suedisë, që mundi Korenë e Jugut në ndeshjen e parë./ /ec/ a.jor.








