TIRANË, 19 Qershor/ATSH/ -Aktualisht në ZVRPP Kukës nuk ka asnjë dosje të mbartur.
Zv-ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ishte i pranishëm në njësitë administrative Bicaj dhe Tërthore të qarkut të Kukësit, në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, në një bashkëbisedim me banorët e këtyre zonave për problemet e infrastrukturës rrugore, mundësinë e ndërhyrjes në infrastrukturën e kullimit dhe të vaditjes, çështjet e punësimit, por edhe problemet e rendit dhe sigurisë publike.
Gjatë takimeve u evidentua puna e mirë e bërë nga strukturat e ZVRPP-së dhe ALUIZNI-t. Banorët vlerësuan ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe nga ana tjetër ngritën një sërë problemesh që lidheshin me keqqeverisjen vendore. /gj.mima/ j.p/






















