Rriten me 1.5% shitjet me pakicë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/- Instituti i Statistikave njoftoi se shitjet me pakicë në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur me 1.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Nëse brenda këtij grupi do të përjashtohej shitja e karburanteve, rritja do të ishte 1.7%.

Në grupin “ushqime, pije e duhan”, shitjet jane rritur me 0.2%, krahasuar me tremujorin e parë të 2017-s.

Por kontributin kryesor në rritjen e volumit të shitjeve e dha grupi “produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, i cili u rrit me 2.8%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0.7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.