Ballina SPORT

Ronaldo merr lëvdata edhe nga Erdogan

ANKARA, 19 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lavdëroi performancën e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo në ndeshjen përballë Spanjës.

I pyetur për favoritin në Kupën e Botës dhe krahasimin mes futbollistit argjentinas Lionel Messi dhe Ronaldos, presidenti Erdogan tha se “unë në fillim kam thënë për Gjermaninë, por ajo humbi në ndeshjen e parë dhe gjërat u vështirësuan pak. Të gjitha ekipet e forta po humbasin”.

”Gjermania humbi, po ashtu u vërejt edhe situata me Brazilin, ndërsa Meksika është e çuditshme. Nuk e di nëse edhe pas kësaj do të vazhojë kështu”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Erdogan vuri theksin te tre golat e shënuar nga Ronaldo në ndeshjen Portugali-Spanjë.

“Goditja e lirë është e padiskutueshme. Kjo nuk mund të arrihet nga çdo kush… Për këtë e duartrokas”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kim në Kinë, një javë pas samitit me Trump
Artikulli tjetërQendra e Vizitorëve inagurohet në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta