Ballina Lajme nga Vendi

Meta pret Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

TIRANË, 19 Qershor/ATSH/ – Krijimi i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, te kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja me misionin dhe programin e kësaj organizate, të themeluar nga një grup ish-ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë si dhe bashkëpunimi me institucionin e Presidencës, në funksion të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Krijimi i këtij Këshilli, tha Presidenti Meta, është një nismë e vyer e cila do të ndihmojë me kontributin, përvojën dhe këshillat profesionale, në çështje të rëndësishme të politikes se jashtme.

Prania gjithëpërfshirëse e shumë personaliteteve të Diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtarë është garanci për afirmimin e Këshillit të Ambasadorëve si një forum i pavarur dhe i orientuar nga interesat kombëtare.

Presidenti u shpreh, gjithashtu, se “politika jonë e jashtme duhet të jetë larg ndikimit të interesave të politikës së ditës, e maturuar dhe e përqendruar në interesat e qëndrueshme kombëtare, si dhe të ndërtohet mbi besueshmërinë afatgjatë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë.  /gj.mima/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEl Hadary: Topi po na krijon probleme
Artikulli tjetër“Arkeologët e vegjël” afron brezin e ri me historinë dhe kulturën