MOSKË, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Portieri veteran egjiptian, Essam El Hadary thotë se portierët janë viktima të FIFA-s, pasi topat e futbollit po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u pritur.
Portieri 45-vjeçar është lojtari më i vjetër i Botërorit.
”Topi ‘Adidas Telstar’ po ne e bën jetën më të vështirë. Jemi viktima të FIFA-s dhe të futbollit gjithmonë në zhvillim’’, u shpreh El-Hadary.
‘’Çdo katër vjet dalin topa të rinj, që mund të jenë të mirë për lojtarët e jashtëzakonshëm, por jo për ne portierët. Portierët janë gjithmonë viktima, duhet të bëjmë më shumë kujdes me topat e rinj. Ky top krijon probleme, por të gjithë portierët duhet ta përballojnë, jo vetëm ne të Egjiptit. Luajtëm me të njëjtin top edhe në eliminatore’’, u shpreh portieri./ /os/ a.jor.








