Ballina Bota

KOLUMBI – Ivan Duque fiton zgjidhjet presidenciale

BOGOTA, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Kandidati i së djathtës, Ivan Duque fitoi dje turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi dhe do të pasojë Juan Manuel Santos, në përfundim të një dueli të pazakontë me përfaqësuesin e së majtës, Gustavo Petro.

Sipas rezultateve zyrtare nga 96,99% e votave të numëruara, Ivan Duque, kandidat i Qendrës Demokratike (CD), ka marrë 54,07% të votave nga 41,72% për Gustavo Petro i lëvizjes ”Kolumbia humane”, në përfundim të një votimi të shënuar nga një pjesëmarrje prej 52,18%, vendimtare për të ardhmen e marrëveshjes për paqe me ish-guerilasit e FARC-it, që e djathta synon të rishikojë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj dëgjesë me arkitektët dhe urbanistët për Teatrin Kombëtar
Artikulli tjetërSHBA – Pesë migrantë të vdekur pas përpjekjeve për t’i shpëtuar policisë