SHBA – Pesë migrantë të vdekur pas përpjekjeve për t’i shpëtuar policisë

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Pesë migrantë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti në përpjekje për t’iu shmangur policisë në kufirin e Teksasit, njoftoi media lokale.

”Aksidenti ndodhi në qytetin Big Wells, pranë San Antonios, pasi agjentët e US Border Patrol u përpoqën të ndalonin drejtuesin e një makine SUV”, theksoi stacioni televiziv lokal KSAT.

Në total, 14 persona ndodheshin në automjet duke përfshirë dhe drejtuesin që i mbijetoi aksidentit.

”Gjatë përndjekjes nga policia, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrolllin, çka ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve”, theksoi departamenti për Sigurinë Publike të Teksasit.

“Drejtuesi u arrestua nga agjentët për Sigurinë e Brendshme”, theksuan autoritetet./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.