Ballina Ekonomi

Investimet e huaja direkte, rritje prej 61.6%

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ – Investimet e huaja direkte shënuan një rritje të ndjeshme me 61.6% në tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifra, e cila i referohet statistikave të Bankës së Shqipërisë, u publikua në pasqyrën e qeverisjes këtë javë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja në tremujorin e parë të këtij viti llogariten në vlerën e 283 milionë eurove.

Në këtë tremujor investimet e huaja u përqendruan kryesisht në sektorin e energjisë, në sektorin e hidrokarbureve dhe në atë të ndërmjetësimit financiar.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin punimet në HEC-in e Kalivaçit
Artikulli tjetërTurizmi, rruga e re panoramike krijon lidhje të drejtpërdrejtë Shëngjin-Velipojë-Ulqin