SOÇI, 15 qershor /ATSH/ – Ndeshja e dytë për grupin B mes Portugalisë dhe Spanjës përfundoi me rezultatin 3-3, ku vlen të theksohet se të tri golat për luzitanët u shënuan nga Cristiano Ronaldo (4′, 44′, 88′).
Golat për Spanjën u shënuan nga Costa (24′, 54′) dhe Nacho (58′).
Grupi B përfundoi ndeshjet e para, ku kryeson Irani me tri pikë, që fitoi kundër Marokut, 1-0./ a.jor.














