Ballina Bota

ROMË – OKB: Bashkëpunim për të shmangur tragjeditë në Mesdhe

ROMË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Vendimi i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez për të autorizuar anijen e shpëtimit ”Aquarius” të ankorohej në territorin spanjoll është një vendim kurajoz, theksoi Komisioneri i Lartë i OKB, Filippo Grandi.

”Iu dha fund një situate që sa vinte dhe po bëhej më e vështirë për ekuipazhin e ‘Aquarius’-it dhe për 600 personat e shpëtuar në bord”, shtoi ai.

”Pavarësisht se si vendet europiane zgjedhin të monitorojnë kufijtë detare, parimi i shpëtimit në det nuk duhet vënë kurrë ne diskutim. Do të diskutoj me qeveritë e përfshira në këtë fenomen për të bërë disa marrëveshje me operacionet e shpëtimit në detin Mesdhe për të mos u përsëritur rasti i ‘Aquarius-it’’, theksoi Komisioneri i OKB-së.

”OKB është gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Europës dhe të detit Mesdhe për të garantuar shpëtimin e jetëve”, u shpreh Filippo Grandi./   /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: Masa të shtuara për sezonin turistik
Artikulli tjetërHapet në Gjilan Konsullata e Nderit e Shqipërisë