Ballina Kryesore

Qeveria rrit pensionet

TIRANË, 12 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Qeveria vendosi sot rritjen e pensioneve në masën 2.8 % për 665 mijë pensionistë në gjithë vendin.

Nga ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës, Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, ku informoi për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në këtë qark.

Duke informuar mbi këtë vendim, Rama tha se “… për 665 mijë pensionistë kemi rritur pensionet mbi inflacionin”.

“Nëse i referohemi shifrave, kemi vendosur 15 milionë dollarë plus në paketën e pensioneve me 2.8% rritje, duke nisur nga 1 korriku 2018”, – tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – “Real Madrid” gjen zëvendësuesin e Zidane
Artikulli tjetërUlen interesat e kredisë në lekë dhe valutë për individët