ANKARA, 8 qershor /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin e cilësoi si rezultat i valës raciste antiislame vendimin e Austrisë për mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e imamëve.
“Mbyllja e shtatë xhamive dhe dëbimi i imamëve nga Austria me arsyetime jobindëse është një nga rezultatet e valës raciste antiislame dhe populiste separatiste në këtë vend”, theksoi Kalin në rrjetin social “Twitter” duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë austriake për të ndaluar aktivitetet e shtatë xhamive dhe dëbuar dhjetëra imamë të financuar nga jashtë.
Kalın theksoi se qëllimi prapa vendimit për mbylljen e shtatë xhamive në Austri është përfitim politik për margjinalizimin e komuniteteve myslimane.
“Qëndrimi ideologjik i qeverisë austriake është në kundërshtim me normat ligjore universale, politikat e integrimit shoqëror, ligjit të pakicave dhe moralit të bashkëjetesës. Një normalizim i tillë i antiislamizmit dhe racizmit duhet refuzuar medoemos”, shtoi zëdhënësi i presidencës turke./ /ec/ a.jor.























