KIEV, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Parlamenti ukrainas shkarkoi sot ministrin e Financave, reformatorin, Oleksandre Danyliouk, një prej negociatorëve kryesorë të Kievit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, viktimë e një konflikti me kryeministrin.
Rreth 254 deputetë votuan pro shkarkimit të Danyliouk, propozuar nga kryeministri, Volodymyr Groisman.
Është hera e dytë në më shumë se dy vjet që ndryshon titullari i këtij posti kyç për një vend që varet nga ndihma financiare perëndimore dhe që vazhdon të jetë i përfshirë në një konflikt të armatosur në lindje.
Oleksandre Danyliouk, 42 vjeç, që mbante këto funksion që prej dy vitesh ishte nën presion që prej 23 majit, datë kur ai tentoi pa sukses të emëronte këshilltaren e tij në postin e zëvendësministres.
Ai akuzoi në atë kohë kryeministrin se kishte bllokuar emërimin dhe se po kërkonte të sabotonte reformat që ai po përpiqej të kryente./ /ec/ a.jor.






















