PARIS, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Plani i Iranit, që parashikon të rrisë kapacitetin për pasurimin e uraniumit, është i padëshirueshëm sepse ai po luan me linjat e kuqe, por ai po respekton marrëveshjen e vitit 2015 për programin bërthamor, deklaroi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Driane.
“Kjo iniciativë është shumë e padëshirueshme. Kjo tregon një formë irritimi dhe është gjithmonë e rrezikshme të luash me linjat e kuqe”, deklaroi Jean-Yves Le Drian.
“Por, sot, iniciativa e Iranit që ka marrë për të riforcuar procesin e pasurimit të uraniumit mbetet plotësisht në kuadër të marrëveshjes së Vjenës”, shtoi ai.
Marrëveshja e vitit 2015, nënshkruar nga fuqitë e mëdha dhe Irani, synon të pengojë Teheranin të pajiset me armë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve që e izolojnë dhe bllokojnë ekonominë e tij./ /ec/ a.jor.























