Ballina Lajme nga Vendi

Foto/Lufta kundër plastikës, aktivitet për mbrojtjen e mjedisit në Pyllin e Sodës

TIRANE, 5 qershor/ATSH/-Në kuadër të luftës kundër plastikës, dita e sotme shërbeu edhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi rëndësinë e një mjedisi të pastër.

Në një aktivitetet të zhvilluar në Vlorë ku mori pjesë edhe zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, studentët e universitetit “Ismail Qemali” u angazhuan në pastrimin e Pyllit të Sodës.

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se u pastruan 500 metra linear.

Po kështu, ai tha se qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos përdorur plastikën (materiale) në përditshmërinë e tyre ndërsa theksoi se në aksionin e pastrimit u angazhua edhe administrata shtetërore.

z.tosku/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompanitë japoneze interes për të investuar në Shqipëri
Artikulli tjetërKreditë me probleme, në muajin prill shënuan 13.5%