Ballina Kosova

Gjermania partner strategjik i Kosovës

PRISHTINË, 4 Qershor/ATSH/- Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutuan për progresin e arritur nga Kosova në fushën e financave.

Gjatë takimit Hamza falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shtetin gjerman, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të japë për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Po ashtu, Hamza e njohu Heldt me progresin dhe arritjet në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të ardhurave gjatë këtij gjashtë mujori, për nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ministri Hamza gjithashtu njoftoi ambasadorin Heldt, për reformat në legjislacionin tatimor dhe planet e Ministrisë së Financave për reformat në politikat fiskale, në të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shprehu gatishmërinë e shtetit gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHumbjet ndaj Kosovës dhe Ukrainës, Panucci: Na mbaroi benzina, por do të rikthehemi
Artikulli tjetërFOTO/ Rita Ora merr “Çelësin e Qytetit”: Tirana në rrugën e një suksesi të pabesueshëm