Ballina Kulturë

Pak orë nga koncerti i Rita Orës, vjen në Tiranë e motra

TIRANE, 2 qershor/ATSH/- Ora e Super Muzikës erdhi! Nesër në orën 18:00, të gjithë shqiptarët do të shijojnë një tjetër atmosferë të magjishme në Sheshin “Skënderbej”.  Rita Ora, së bashku me artistët më të mirë të skenës shqiptare do të performojnë në një super koncert, për një mbrëmje të paharruar.

Por para Ritës, në Tiranë ka mbërritur motra e saj, Elena Ora. Kjo e fundit e ka zbuluar ardhjen e saj me anë të një fotoje të publikuar në Instastorie. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur që po kthehet në Shqipëri. 

Kjo verë pritet të jetë vërtet e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të organizohen në Tiranë nga Bashkia.

Kryeqyteti shqiptar do të jetë këtë verë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Ndërkohë, Sheshi “Skënderbej” ia ka dalë që të jetë i mbushur plot me qytetarë duke pritur mjaft aktivitete social kulturore. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak300 bursa për studentët e qarkut të Elbasanit
Artikulli tjetërSHËNIM – Pitër Pani, djali që nuk donte të rritej, feston 65-vjetorin