Ballina Aktualitet

Arsimi profesional garanton punësimin

TIRANË, 2 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Arsimi profesional rrit mundësitë për punësim.

Kështu deklaroi të shtunën Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Panairin e Punës në Elbasan.

Rama u ndal te mundësitë që ofron arsimi profesional për punësim, ndërsa shtoi se “në Elbasan kemi disa shkolla të arsimit profesional që janë vërtetë për t’u marrë shembull”.

“Janë të gjithë vajza dhe djem me punë të garantuar nesër”, – tha Rama.

Sipas tij, “shifrat thonë se kush kryen arsimin profesional ka mesatarisht 20% më shumë mundësi për të filluar punë menjëherë se ai që kryen universitetin, si dhe ka më shumë se 35% mundësi se sa dikush tjetër që ka vetëm shkollën e mesme të përgjithshme”.

“Unë dua ta riktheksoj se jemi në një rrugë ku duhet të bëjmë shumë më tepër, por jemi në një rrugë të mbarë pasi po shohim rritje të vazhdueshme të punësimit real. Ne kemi kaluar shifrën e 10 300 të punësuar vetëm këtë vit nga Zyrat e Punës dhe do të kalojmë objektivin prej 25 mijë të punësuarish”, – tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMundësi punësimi: paga 5 herë më shumë se ndihma ekonomike
Artikulli tjetërPapunësia në Elbasan është ulur me 5.4 %