Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e premte 1 qershor 2018

TIRANE, 1 qershor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime deri në orët e mesditës, më pas do të ketë zhvillim vranësirash deri në të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik, prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar të herë pas hershme në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Prej orëve të mbrëmjes nuk do të ketë  më reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-12 m/sek. Deti parashikohet të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra. Mjegullinë nëpër lugina në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                15/27

Vendet e Ulta                 18/32

Vendet Bregdetare         18/30  /e.malaj/ /a.g

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Babçenko: Qëllimi im ishte të jetoja
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/6/2018